Mickoski: Nuk jap dorëheqje, Qeveria nuk ka faj

Nga Tomorr Avdia
16 Mars 2025, 20:12 | Ballkani

Mickoski: Nuk jap dorëheqje, Qeveria nuk ka faj

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqjen, pasi, siç tha, “të gjithë e dinë se Qeveria nuk ka faj” për tragjedinë në diskotekën e Koçanit.

"Është i nevojshëm demonstrim i përgjegjësisë morale. Shumica e di se Qeveria nuk ka faj në këtë punë”, tha Mickoski, shkruan A2.

Në paraqitjen para mediave për tragjedinë në Koçan, Mickoski tha se nuk do të lejojë të fitojë sistemi i korruptuar.

“Mua nuk më duhet pushtet me çdo çmim. Unë këtu jam për të demonstruar shembull personal. Atëherë, do të lejojmë që të fitojë sistemi i korruptuar? Sigurisht se jo”, tha Mickoski.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos