Maqedoni e Veriut, personat me lëndime të rënda do të dërgohen për kurim jashtë shtetit

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 19:43 | Ballkani

Maqedoni e Veriut, personat me lëndime të rënda do të

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut është duke organizuar transport ajror për të lënduarit më rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona.

Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga Klinika e Traumatologjisë, shkruan A2.

Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga Traumatologjia dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”.

Po ashtu, për në Greqi, me mjete të ndihmës së shpejtë, janë transportuar tre pacientë nga traumatologjia. Gjithashtu do të transportohen pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos