Greqi, Kyriakos Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 23:40 | Ballkani

Greqi, Kyriakos Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis u rrëzua pas një seance intensive parlamentare.

Mocioni i paraqitur nga partitë PASOK, SYRIZA, E Majta e Re, Kursi i Lirisë, si dhe nga 9 deputetë të pavarur, u rrëzua me 157 vota kundër dhe 136 vota pro, shkruan A2.

Kryeministri i Greqisë sulmoi opozitën gjatë fjalimit të tij në Parlament, duke e akuzuar për formimin e një “aleance të individëve që janë të etur për nihilizëm”. Gjithashtu, Mitsotakis theksoi se opozita nuk ka ofruar ndonjë alternativë të qartë dhe të besueshme.

Mitsotakis nënvizoi se në vend të kritikave konstruktive, opozita ka shpërndarë vetëm akuza dhe mungesë idesh konkrete për përmirësimin e situatës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos