"Hedh" Serbinë në prehrin e Francës, Peskov: Blerja e 'Rafale' është zgjedhja e vetë Beogradit

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 18:30 | Ballkani

Vendimi i Beogradit për blerjen e avionëve ushtarakë francezë ‘Rafale’ është  zgjedhje e Serbisë. Kështu ka deklaruar me anë të një reagimi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Reagimi i Peskov vjen me rastin e vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd, gjatë së cilës u nënshkrua kontrata për blerjen e 12 avionëve të rinj Rafale.

"Kjo, është zgjedhja e miqve tanë serbë. Është e natyrshme që çdo vend të udhëhiqet nga motive ekonomike dhe të tjera kur merr vendime të tilla", tha Peskov në përgjigje të deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç se aktualisht nuk është e mundur që Beogradi të blejë avionë nga Rusia apo Kina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos