I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet ish-gjenerali i Jugosllavisë, e bija falenderon Vuçiç

Nga A2 CNN
28 Shtator 2025, 22:53 | Ballkani

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet ish-gjenerali i

Mekanizmi Ndërkombëtar i mbetur për Gjykatat Penale në Hagë vendosi ta lirojë para kohe ish-gjeneralin e ushtrisë së Jugosllavisë, Nebojsha Pavkoviç-in, pas një kërkese të qeverisë së Serbisë për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Pavkoviç, ish-komandant i Ushtrisë Jugosllave, është dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999 dhe vendimi ndaj tij është i formës së prerë.

Gjenerali  Nebojsha Pavkoviç, ish-komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm, zbarkoi pasditen e sotme në Beograd pasi u nis nga Finlanda.

Siç shihet në foton e publikuara nga faqja serbe "192_rs" në Instagram, gjenerali është fotografuar nga avioni gjatë fluturimit dhe ai ka zbarkuar në Beograd pak para orës 6 të pasdites. Pasi mbërriti në Beograd, Gjenerali Pavković u transportua me ambulancë në VMA.

Mediat serbe raportojnë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e telefonoi gjeneralin Pavkoviç përpara se të nisej për në Serbi dhe i uroi udhëtim të mbarë.

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet ish-gjenerali i

Ndërkohë vajza e tij Marija Pavković foli për lirimin e parakohshëm të babait nga burgu për Informer TV, duke thënë se kur ai pa letrat nuk e besonte se do të kthehej në Serbi.

“Më pa, nuk ishte i lumtur, u habit sikur nuk më besonte... tha se nuk na besonte, se po e gënjenim. Ishte i sigurt se do të vinte në Serbi vetëm sot, kur e sollën nga ambasada në aeroport. Fola me të në telefon dhe pastaj më tha: "Ku je, shpëtimtarja ime?", rrëfeu ajo.

Siç shton Marija Pavković, besimi i saj nuk e la të dorëzohej deri në fund, dhe shteti dhe avokatët e panë urgjencën e situatës që babai i saj të kthehej në Serbi.

“U luta për të dhe vazhdova të përsërisja: ‘Zot, bëj mrekullinë tënde sepse e di që mund ta bësh...’. Ai u lirua në Ditën e Kryqit. Shteti dhe avokati kërkuan që dokumentet të dorëzoheshin në Hagë sa më shpejt të ishte e mundur. Sot ai sapo e kuptoi se po shkon në shtëpi. Nuk e di çfarë i tha Presidenti Vuçiç, por kjo e inkurajoi shumë. Ai më kërkoi që ta falënderoja më parë presidentin. Ai ishte i paduruar, fluturimi zgjati pak më shumë. Vazhdoi të pyeste nëse ishim mbi Serbi, dhe pastaj kur mbërritëm ai buzëqeshi. Po të mos ishte për Presidentin Vuçiç, i cili nisi gjithçka unë dhe avokati nuk do të kishim pasur sukses në asgjë, sepse është një ngatërresë burokratike. Me iniciativën e presidentit, të gjithë punuan jashtë orarit dhe pyetën se çfarë nevojitej. Edhe Millosh Vuçiç ndihmoi shumë, ashtu si edhe Nenad Vujiç, Ministri i Drejtësisë, njerëzit në ambasadën tonë në Helsinki punuan ditë e natë. Aleksandër Jankoviç, Tijana Dobriç, Dado dhe Sloba luftuan dhe shkruan si luanë për të”, zbuloi më tej e bija e gjeneralit famëkeq.

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet ish-gjenerali i

Kush është Nebojsha Pavkoviç?

Nebojsha Pavkoviç, ish-komandant i Ushtrisë Jugosllave, është dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Vendimi ndaj tij është i formës së prerë.

Pavkoviç në vitin 2009 u shpall fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënua për dëbim, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.

Kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë serbë, në fund të vitit 2003 u ngrit aktakuzë nga Tribunali i Hagës, ndërsa në vitin 2005 ai u dorëzua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Së bashku me të, u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë Sreten Llukiq dhe ish-nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë, Nikolla Shainoviç.

Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burgim, ndërsa Ojdaniq dhe Llazareviq me nga 15 vjet.

I pandehuri i parë, Sllobodan Millosheviq, vdiq në paraburgim, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq, u shpall i pafajshëm. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos