Në mbi 200 zona në të gjithë Serbisë po mbahen tubime në mbështetje të serbëve në Kosovë, të organizuara nga Qendra për Stabilitet Shoqëror dhe lëvizja “Građani protiv blokada”.
Tubimet zhvillohen në qytete dhe fshatra nga Subotica e deri në Vranjë, përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Kragujevcin, Nishin, Kruševcin, Zrenjaninin, Kraljevon, madje edhe Leskovacin, aty ku në mbrëmje kombëtarja shqiptare do të luajë me Serbinë.
Sipas organizatorëve, tubimet nisin në orët 17:00 dhe 17:30. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se këto mbledhje janë “shenjë solidariteti dhe uniteti kombëtar” dhe synojnë të tregojnë mbështetje për popullin serb në Kosovë, si dhe kundërshtimin ndaj “bllokadave dhe dhunës politike”.
Vuçiç theksoi se ky është numri më i madh i lokacioneve ku organizohen tubime të tilla deri më sot, përfshirë edhe shumë fshatra të vogla. Ai apeloi për “unitet dhe qetësi”, duke thënë se Serbia duhet të ruajë stabilitetin e saj dhe të tregojë se mbështet paqen dhe bashkëjetesën. (A2 Televizion)