
Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin kufitar mes Afganistan dhe Taxhikistan, duke u ndjerë gjerësisht edhe në Pakistan, ndërsa raportohen të paktën gjashtë viktima.
Sipas të dhënave nga Qendra Gjermane për Kërkime në Gjeoshkencë, lëkundjet kishin magnitudë 5.9 dhe ndodhën në një thellësi prej rreth 175 kilometrash.
Tërmeti u ndje në disa zona të mëdha urbane, përfshirë kryeqytetin afgan Kabul, si dhe në kryeqytetin pakistanez Islamabad.
Lëkundje janë raportuar gjithashtu në provincën Khyber Pakhtunkhwa, në rajonin verior Gilgit-Baltistan dhe në zonën e Kashmirit të administruar nga India.
Ndërkohë, Departamenti Meteorologjik i Pakistanit e kishte vlerësuar fillimisht tërmetin me magnitudë 6.1.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar në zonat e prekura për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar të prekurit.
(A2 Televizion)