Tërmet i fortë në Kili

Nga A2 CNN
10 Maj 2026, 09:19 | Bota

Tërmet i fortë në Kili

Një tërmet tronditi disa rajone në Kilin jug-qendror të shtunën në mbrëmje. Medita ndërkombëtare bëjnë të ditur se lëkundjet u regjistruan në orën 22:35 të mbrëmjes sipas orës lokale.

Sipas tyre tërmeti ishte me magnitudë prej 5.8, me epiqendër 41 kilometra në lindje të Lebu dhe një thellësi prej 24 kilometrash, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike (CSN).

Shërbimi Kombëtar i Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive (SENAPRED) ka konfirmuar tashmë se tërmeti është ndjerë të paktën në rajonet Maule, Los Ríos, Bío Bío, La Araucanía dhe Ñuble. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos