Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje 11 anëtarët e një familje famëkeqe që drejtonte qëndra mashtrimi në Mianmar. Lajmi raportohet nga mediat publike kineze. Dhjetra anëtarë të familjes Ming u shpallën fajtorë për ushtrim të aktiviteteve kriminale.
Familja mafioze ka punuar për një nga katër klanet që kanë udhëhequr qytetin kufitar Laukai, të kthyer në një parajsë për bixhozin, drogën dhe qendrat e mashtrimit.
Autoritetet në Mianmar kanë arrestuar shumë nga anëtarët e bandave në 2023-shin dhe i ka dorëzuar tek drejtësia kineze.
Një total prej 39 anëtarësh të familjes Ming janë dënuar këtë të hënë. Ata ishin përfshirë në mashtrime me Call Centër, kazino të paligjshme, trafik droge dhe prostitucion. Familja mafioze kishte gjeneruar më shumë se 1.4 miliardë dollarë. (A2 Televizion)