Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron rekrutimin e 135,000 qytetarëve gjatë vjeshtës në Rusi, raporton agjencia shtetërore e lajmeve ruse Tass.
Sipas mediave të huaja, ushtarakët e rinj, të moshës 18-30 vjeç, do të rekrutohen për shërbim ushtarak nga tetori deri në dhjetor të këtij viti.
Drafti i vjeshtës është një nga dy periudhat kryesore të rekrutimit ushtarak në Rusi, ndërkohë që tjetri është në pranverë.
Gjatë prillit, Putin kishte urdhëruar rekrutimin e 160,000 burrave, numri më i lartë i rekrutëve që nga viti 2011, shkruan A2 CNN.
Për rekrutimin ushtarak në vjeshtë të këtij viti, ai ka thirrur 2,000 rekrutë më shumë sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. (A2 Televizion)