
Një tërmet i fortë goditi në bregun lindor të Gadishullit Kamçatka, në Rusi, duke shkaktuar shqetësim.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti kishte një magnitudë prej 6.3 ballësh në shkallën Rihter dhe një thellësi fokale prej 14 kilometrash.
Kurse Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) tha se regjistroi dridhjen me magnitudë 6.4 ballë dhe një thellësi fokale prej 28 kilometrash. (A2 Televizion)
