Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka folur si me homologun rus Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shtoi se të dy ata “nuk janë ende gati” për një takim mes tyre.
Sipas mediave të huaja, Erdogan tha se diskutoi mënyrat për t'i dhënë fund luftës me Putinin dje në Pekin dhe se kishte folur në telefon me Zelenskyy-n.
Turqia, tha ai, favorizon "ngritjen graduale të nivelit të negociatave" për të shndërruar shpresat për paqe në rezultate konkrete.
Komentet e tij i hedhin ‘ujë të ftohtë’ mundësisë së një takimi midis udhëheqësve, i cili ishte propozuar pas takimit të Putinit me Donald Trump në Alaska, shkruan A2 CNN.
Turqia është cilësuar si një nga vendet e mundshme për bisedime dypalëshe midis Rusisë dhe Ukrainës. (A2 Televizion)