Sekretari i Jashtëm britanik: Sanksionet shtesë për Rusinë do të shpallen shumë shpejt

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 16:13 | Bota

Sekretari i Jashtëm britanik: Sanksionet shtesë për Rusinë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar sapo u ka thënë deputetëve të presin një njoftim "shumë shpejt" mbi sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë.

Sipas mediave të huaja, David Lammy po i përgjigjej një pyetjeje nga homologia e tij konservatore, Priti Patel, e cila e pyeti në lidhje me shënjestrimin e individëve specifikë që po "fitonin para" nga nafta ruse.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë shumë, tha Lammy, përfshirë uljen e kufirit të çmimit të naftës, gjë që ai mendon se ka qenë "thelbësore".

Lammy tha gjithashtu se Britania kishte qenë pjesë e "paketës më të madhe të sanksioneve kudo në botë kundër makinës së luftës së Putinit".

Sekretari i Jashtëm e mbylli përgjigjen e tij duke thënë se Mbretëria e Bashkuar mund të jetë gati të vendosë më shumë sanksione, shkruan A2 CNN.

Ai i tha Patel: "Nuk mund të komentoj për sanksione të mëtejshme, por do të ketë një njoftim shumë shpejt." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos