Ndërhyrja në GPS e avionit të Von der Leyen, Bullgaria nuk do të hetojë incidentin

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 16:44 | Bota

Ndërhyrja në GPS e avionit të Von der Leyen, Bullgaria nuk do

Bullgaria nuk do të nisë një hetim për bllokimin e GPS-it që preku avionin që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të dielën.

Kryeministri bullgar Rosen Zhelyaskov në një intervistë me gazetarët në Burgas tha se "nuk ka arsye për të nisur një hetim", duke shtuar se bllokimi nuk ishte klasifikuar si një kërcënim hibrid ose kibernetik.

Të hënën, një zëdhënës i Von der Leyen konfirmoi se aeroplani në të cilin ajo ndodhej pësoi “bllokim të sinjalit GPS”, një dukuri e zakonshme në këtë pjesë të Evropës Lindore, pas mbërritjes së saj në Bullgari të dielën.

Ajo tha se Rusia mund të fshihet pas incidentit. “Që kur filloi lufta me Ukrainën, ne kemi monitoruar atë që quhet luftë elektronike”, tha sot kryeministri bullgar.

Ky bllokim nuk synon ndonjë avion specifik. Nuk ka asgjë të pazakontë. Për fat të keq, është një nga pasojat e konflikteve të tilla ushtarake”, shtoi ai.

Qeveria bullgare tha të hënën se sinjali GPS humbi gjatë fazës së afrimit në aeroportin e Plovdivit, por se siguria e uljes nuk u kompromentua dhe se u krye “pa vështirësi”.

Vizita e Von der Leyen në Bullgari ishte pjesë e një turneu në krahun lindor të Bashkimit Evropian, ku ajo inspektoi një fabrikë që prodhon municione për Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos