Sulm me thikë në një shkollë në Penian, plagosen 5 persona

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 08:17 | Bota

Sulm me thikë në një shkollë në Penian, plagosen 5

Një nxënës 18-vjeçar ka kryer një sulm të dhunshëm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin Cheongju, rreth 110 kilometra në jug të kryeqytetit Seul, duke lënë pesë persona të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35 të mëngjesit me orën lokale, brenda ambienteve të shkollës. Ndër të plagosurit rëndë janë drejtori i shkollës dhe një punonjës tjetër publik, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor intensiv.

Pas sulmit, i riu tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes duke u fshehur në një park pranë shkollës dhe më pas u zhyt në një liqen në përpjekje për të shmangur arrestimin. Megjithatë, ai u kap nga autoritetet pak minuta më vonë dhe ndodhet në paraburgim.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky incident tronditës vjen vetëm disa muaj pas një tjetër rasti të rëndë në një shkollë fillore në Korenë e Jugut, ku një mësues goditi për vdekje një nxënës tetëvjeçar, duke ngjallur debat të gjerë mbi sigurinë në institucionet arsimore të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos