SHBA mbi 800 sulme në Jemen: Do të zhdukim houthit dhe do çlirojmë detet

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 07:29 | Bota

SHBA mbi 800 sulme në Jemen: Do të zhdukim houthit dhe do

Ushtria amerikane bëri me dije se ka goditur më shumë se 800 objektiva që nga fillimi i sulmeve të qëndrueshme ajrore dhe detare kundër lëvizjes Houthi në Jemen më 15 mars.

Në një deklaratë, ku përfshiheshin dhe operacionet e fundit, Komanda Qendrore e SHBA tha se kishte vrarë qindra luftëtarë Houthi dhe udhëheqës të të tyre.

Uashingtoni deklaron se po vepron për t'i dhënë fund kërcënimit që Houthit të mbështetur nga Irani paraqesin për transportin në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Rebelët, të cilët kontrollojnë zona të mëdha në Jemen thanë se sulmi i fundit i SHBA në kryeqytetin Sanaa të dielën vrau të paktën tetë persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Muajin e kaluar, presidenti Trump urdhëroi sulme në shkallë të gjerë në zonat e kontrolluara nga Houthit dhe kërcënoi se ata do të asgjësoheshin plotësisht.

Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin që të mos armatosë grupin, diçka që shteti islamik e ka mohuar vazhdimisht.

Që nga nëntori i vitit 2023, Houthit kanë vënë në shënjestër dhjetëra anije tregtare me raketa, dronë dhe sulme me varka të vogla në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ata kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë katër anëtarë të ekuipazhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos