Tërmet në Papua të Indonezisë, raportohen dëme të konsiderueshme

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 07:45 | Bota

Tërmet në Papua të Indonezisë, raportohen dëme të

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën indoneziane të Papuas.

Epiqendra u përcaktua nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së 28 kilometra në jug të qytetit Nabire në ishullin Papua.

Abdul Muhari, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Fatkeqësitë Natyrore, raportoi dëme në disa infrastruktura publike, duke përfshirë dritare të thyera në një aeroport, tavane të shembura në një zyrë rajonale, një urë të dëmtuar dhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe telekomunikacionit.

Megjithatë, autoritetet indoneziane nuk kanë raportuar ende ndonjë viktimë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos