
Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gazën të paraqitur nga dhjetë anëtarët jo të përhershëm.
Rezoluta, e cila mori 14 vota pro dhe kundër vetëm votën amerikane i bën thirrje Izraelit që të heqë menjëherë dhe pa kushte të gjitha kufizimet për hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe të sigurojë shpërndarjen e saj të sigurt dhe të papenguar.
Ajo gjithashtu bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, pa kushte dhe të përhershëm në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
"Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i injoruan Shtetet e Bashkuara kur thanë se ishte e papranueshme, duke filluar me faktin se nuk arrin të dënojë Hamasin dhe për më tepër tërheq një paralele të rreme midis Izraelit dhe Hamasit", tha një përfaqësues i SHBA-së në selinë e OKB-së. (A2 Televizion)