Përmes një tubimi në Miçigan festoi, 100 ditët e para të presidencës. Donald Trump e shndërroi atë në një takim elektoral.
“Po i japim fund mbretërimit të gjatë të interesave të veçanta dhe të çmendurve të së majtës radikale, dhe po hyjmë në epokën e artë të Amerikës”, tha presidenti.
Presidenti amerikan foli për revolucion në botë ndërsa pretendoi se tashmë kompanitë po kërkojnë të kthehen në shtëpi falë tarifave të vendosura.
“Me tarifat e mia ndaj Kinës, po i japim fund grabitjes së vendeve të punës në historinë e botës. Kina ka marrë më shumë vende pune nga ne se çdo shtet tjetër. Kjo nuk do të thotë se ne nuk shkojmë mirë me Kinën, pasi ne jemi mirë me Kinën. Megjithatë, tarifat tani janë në nivelin 145 për qind. Mendoj se do shkojë mirë, ata dëshirojnë të bëjnë një marrëveshje dhe ne do ta bëjmë atë, por vetëm nëse do të jetë e drejtë. Nuk do të jetë një pak ku ne humbin trioliona dollarë në vit si me Biden”, shtoi Trump.
Trump përmendi edhe luftën ndaj emigracionit duke pretenduar se kalimet ilegale të kufirit amerikan me Meksikën ka rënë me 99.99 për qind: “vetëm 3 persona hynë pa dokumente”, u shpreh ai duke shtuar se kufiri i SHBA-ve nuk ka qenë kurrë më i sigurt se kaq.
Gjithashtu mbrojti fushatën e dëbimeve. “Me mua, Amerika nuk është më një vend për kriminelët. Me mua president, bota ka përjetuar një revolucion të bonsensit”, ishte deklarata e Trump.
Presidenti kritikoi sondazhet e fundit që sinjalizuan një rënie në 44 për qind të mbështetjes për të. “Marrin në pyetje më shumë demokratë se sa republikanë.
Nëse sondazhet do të ishin të drejta, pëlqimi për mua do të ishte mes 60 dhe 70 për qind”, pretendoi presidenti amerikan.
Trump sulmoi edhe kreun e Rezervës Federale duke thënë se “çmimet janë në rënie, por mediat i pasqyrojnë në rritje” dhe se “inflacioni është në rënie gjithashtu”. “Është një person në Rezervën Federale që nuk po bën një punë të mirë”, u shpreh Trump duke shtuar se ai di më shumë për taksat dhe ekonominë se sa Jerome Poëell, por pa e përmendur me emër kreun e Rezervës Federale. (A2 Televizion)