13 viktima nga sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 08:41 | Bota

13 viktima nga sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza

13 palestinezë u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën sot për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite të zonave të ndryshme të Rripit të Gazës. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Pesë palestinezë u vranë në bombardimin e një apartamenti në zonën Al-Mawasi, në perëndim të Khan Yunis, raportoi agjencia.

Pesë të tjerë u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën kur një shtëpi trekatëshe në lagjen japoneze në perëndim të Khan Yunis u bombardua. Tre palestinezë të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur forcat izraelite bombarduan një shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi në Rripin qendror të Gazës.

"Nuk ka politikë urie në Gaza dhe nuk ka uri në Gaza", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të shtunën në mbrëmje në Jerusalem, duke folur në një konferencë të krishterë të organizuar nga këshilltarja e Trump dhe pastorja ungjillore Paula White.

Izraeli "ka lejuar ndihmën humanitare gjatë gjithë luftës. Përndryshe, nuk do të kishte banorë të Gazës", shtoi Netanyahu, duke akuzuar Hamasin për ndërprerjen e furnizimeve, i cili akuzoi Izraelin se nuk i ofron ato.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos