All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

500 policë në terren, Italia godet bandat e adoleshentëve

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 10:38 | Bota
All - Paragraf - 1

500 policë në terren, Italia godet bandat e adoleshentëve

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë në 14 provinca kundër grupeve kriminale të përbërë kryesisht nga adoleshentë. Bëhet e ditur se janë sekuestruar armë zjarri, drogë dhe rreth 10 mijë euro.  

All - Paragraf - 3

Në këtë operacion kanë marrë pjesë më shumë se 500 policë, ndërsa janë vënë në pranga 40 persona, nga të cilët më shumë se 25% janë të mitur.

Ky operacion i gjerë u bazua shumë edhe në rrjetet sociale, por edhe nga raportimet e qytetarëve për të rinjtë që ishin kthyer në shqetësim për komunitetin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos