Të paktën 11 oficerë policie humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi në një stacion policie në Iran.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Rastan, i cili ndodhet në provincën e Balukistanit, rreth 1400 km nga Teherani.
Policia bëri me dije se përgjegjës për ngjarjen ishte një grup separatist, pjesëtarët e të cilit u ekzekutuan nga forcat e ushtrisë që shkuan në ndihmë pas sulmit.
Sipas burimeve bëhet fjalë për separatistët e Jaish al-Adl, një grup përgjegjës dhe për një masakër në vitin 2019 ku u vranë 27 anëtarë të Rojeve Revolucionare.
Muajt e fundit, militantë dhe grupe të vogla separatiste në rajonin sunit të Iranit kanë organizuar sulme ndaj forcave të qeverisë. (A2 Televizion)