585 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2024, 12:24 | Bota

585 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i luftës në

Të paktën 585 fëmijë kanë vdekur dhe 1670 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga pushtimi i vendit nga Rusia. Kjo është bërë e ditur nga policia kombëtare, raporton Ukrinform.

“Deri më 5 nëntor 2024, gjithsej 585 fëmijë janë vrarë, 1,670 fëmijë janë lënduar, 1,934 fëmijë janë të zhdukur dhe 34,536 fëmijë të zhdukur janë gjetur”, thanë zyrtarët.

Më 2 nëntor, ushtria ruse goditi 17 vendbanime në rajonin Kherson, si rezultat i të cilave një person vdiq dhe 10 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos