670 migrantë në Lampedusa brenda 10 orëve, shtohet presioni në qendrën e pritjes

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 07:30 | Bota

670 migrantë në Lampedusa brenda 10 orëve, shtohet presioni

Në një tjetër ditë dramatike për ishullin e Lampedusës, 670 migrantë kanë mbërritur të enjten brenda një harku kohor prej rreth dhjetë orësh.

Dhjetë gomone të nisura nga brigjet libiane janë shpëtuar në det nga anijet patrulluese, Guardia di Finanza dhe agjencisë evropiane Frontex.

Ndërsa e njëmbëdhjeta, një varkë e nisur nga Monastiri në Tunizi, arriti të përshkonte e vetme detin dhe të mbërrinte në Cala Galera, në brigjet e Lampedusës. Në bord ndodheshin 49 persona që pretendojnë se janë nga Guinea, Sudani dhe Nigeria. Ata u ndaluan menjëherë nga karabinierët italianë.

Me këto mbërritje të reja, numri i përgjithshëm i emigrantëve në qendrën e pritjes në Lampedusa ka arritur në 765 persona.

Kjo situatë po shton edhe më shumë presionin mbi kapacitetet tashmë të tejmbushura të strukturave të pritjes, ndërkohë që autoritetet lokale dhe kombëtare po përpiqen të menaxhojnë fluksin në rritje të emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika e Veriut drejt brigjeve italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos