Organizata indiane për të drejtat e njeriut po heton raportet se më shumë se 100 fëmijë u sëmurën pasi hëngrën drekë në shkollë, mbi të cilën ishte gjetur një gjarpër i ngordhur.
Sipas njoftimeve, kuzhinieri e shërbeu drekën pavarësisht se nxori kafshën e ngordhur prej saj, tha Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut në një deklaratë.
Komisioni tha se besohet se rreth 500 fëmijëve u është shërbyer vakti në qytetin Mokama në shtetin Bihar, në Indinë lindore.
Pasi fëmijët filluan të sëmuren, vendasit bllokuan një rrugë në shenjë proteste.
Vaktet falas në shkollë, të njohura si Vakti i Mesditës, u prezantuan për herë të parë për fëmijët nga familje të varfra në qytetin jugor të Chennai në vitin 1925.
Një nga skemat më të mëdha të tilla në botë, u prezantua për të luftuar urinë dhe për të rritur pjesëmarrjen në shkollë. Megjithatë, ka pasur ankesa për higjienë të dobët ushqimore. (A2 Televizion)