A do të parandalohet lufta SHBA-Iran? Palët zhvillojnë bisedime indirekte në Oman, mes tensioneve të larta

Nga Rosalba Bejdo
6 Shkurt 2026, 16:02 | Bota

Omani ndërmjetësoi bisedime indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me programin bërthamor të Republikës islamike në përpjekjen për zbutur tensionet mes dy shteteve , nemesin e një krize që rrezikon të përshkallëzojë në konflikt të armatosur.

Në një sinjal të marrëdhënieve tejet të tendosura, të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Ëittkof,  mbërritën për bisedime me ministrin e jashtëm të Omanit, Badr al-Busaidi, në një pallat në periferi të vendit vetëm pas largimit të delegacionit Iranian, ku qëndruan për një orë e gjysmë.

Më pas Ministria e Jashtme e Omanit publikoi një deklaratë duke thënë se Al Busaidi ishte takuar fillimisht me ministrin e jashtëm të iranit Abbas Araghchi e më pas me përfaqësuesit amerikane, ku si rrallë herë ishte edhe Brad Cooper, kreu i komandës qendrore ushtarake amerikane.

“Konsultimet u fokusuan tek përgatitja e rrethanave të përshtatshme për rinisjen e negocitatave diplomatike dhe teknike", u tha në deklaratë.

Megjithatë as pala amerikane dheas iranianët nuk ofruan detaje lidhur me bisedimet. Dy vendet u rikthehen bisedimeve në Oman, disa muaj pas negociatave që përfunduan në hi, pasi Izraeli nisi luftën 12 mujore kundër Iranit, në muajin qershor mbështetur edhe nga bombardimet amerikane ndaj zonave bërthamore të Iranit. 

SHBA-ja, e cila kërkon që Irani të ngrijë programin e tij bërthamor dhe të heqë dorë nga rezervat e uraniumit të pasuruar, ka thënë se bisedimet duhet të përfshijnë gjithashtu raketat balistike të Iranit, mbështetjen e vendit për grupet e armatosura rajonale dhe trajtimin e qytetarëve të tij. Megjithatë, Irani ka deklaruar se diskutimet do të kufizohen vetëm te programi i tij bërthamor, dhe mbetet e paqartë nëse këto dallime janë zgjidhur.

Në javët e fundit, Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje. SHBA-ja ka dërguar mijëra trupa dhe atë që Trump e ka përshkruar si një “armatë” në rajon, përfshirë një aeroplanmbajtëse, anije dhe avionë luftarakë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos