
Ambasada Virtuale e SHBA-ve në Iran lëshoi një alarm sigurie të premten në mëngjes duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë: “Largohuni nga Irani tani!"
Po ashtu është kërkuar nga qytetarët të përgatisin plane largimi që nuk mbështeten në ndihmën e qeverisë amerikane, raporton A2CNN.
Njoftimi vjen përpara bisedimeve të planifikuara midis SHBA-së dhe Iranit në Oman të premten, ku ka pak pritshmëri që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët.
SHBA-të kanë lëshuar disa alarme të ngjashme sigurie gjatë muajit të kaluar. Ambasada i nxiti qytetarët amerikanë të largoheshin nga vendi për herë të fundit përmes një paralajmërimi të bërë më 14 janar, në një kohë kur Trump po shqyrtonte mundësinë e një ndërhyrje në Iran, duke përfshirë sulmet ushtarake. (A2 Televizion)