Administrata Trump sulmon Europën, “inkubator për kërcënimet terroriste dhe të majtën ekstreme”

Nga Xhevahir Qardaku
7 Maj 2026, 16:28 | Bota

Administrata Trump sulmon Europën, “inkubator për

Administrata Trump po e sulmon përsëri Europën, duke e quajtur atë një “inkubator kërcënimesh terroriste” dhe “ekstremistësh të krahut të majtë”. Këto fjalë përmbahen në një raport mbi Strategjinë e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

 Dokumenti identifikon tre “kërcënime” kryesore që i kanosen Uashingtonit: “Narko-terroristët dhe bandat ndërkombëtare”, “terroristët historikë islamistë” dhe “ekstremistët e dhunshëm të krahut të majtë, përfshirë anarkistët dhe antifashistët”.

Vlerësimi shënon një largim të qartë nga administrata e Joe Biden, e cila, përkundrazi, i kishte identifikuar grupet periferike të së djathtës ekstreme, veçanërisht ato që mbështesnin ideologjitë supremaciste të bardha, si një kërcënim kryesor për Shtetet e Bashkuara, shkruan A2CNN.

Administrata Trump i bën thirrje europës që të veprojë sa më parë kundër emigracionit. “Si djep i kulturës dhe vlerave perëndimore, Europa duhet të veprojë tani dhe t’i japë fund rënies së saj kokëfortë”, thuhet në dokument. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos