Aeroplani rus shkel hapsirën ajrore, Italia ngrit në ajër avionët luftarakë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 18:06 | Bota

Aeroplani rus shkel hapsirën ajrore, Italia ngrit në ajër

Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën ajrore.

Sipas mediave të huaja, Komanda Ajrore e NATO-s tha se dy avionë italianë F-35 u ngritën në ajër nga Estonia.

Burime të NATO-s thonë se kjo është hera e tretë që avionët janë ngritur në ajër në më pak se dy javë.

Dy avionë luftarakë gjermanë Eurofighter u ngritën dje në ajër për të kapur një avion zbulues rus që fluturonte mbi Detin Baltik, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se Moska përdor avionë të tillë për të mbledhur informacione rreth aktivitetit ushtarak të NATO-s në bregdetin Baltik, veçanërisht në Poloni, Gjermani, Danimarkë dhe Suedi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos