Një aeroport në Shën Petersburg të Rusisë ka njoftuar se faqja e tij e internetit është sulmuar nga hakerat.
Sipas mediave të huaja, Aeroporti i Pulkovos, i cili ndodhet në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, ende nuk e ka zbuluar shkakun e sulmit kibernetik.
Aeroporti është i dyti më i madhi në Rusi për nga trafiku i pasagjerëve, raporton A2 CNN.
Ende nuk ka të dhëna nëse Ukraina, shtet me të cilin Rusia është në konflikt të vazhdueshëm, është e përfshirë në këtë sulm kibernetik. (A2 Televizion)