Sulmet ruse gjatë natës shënjestrojnë 6 rajone në Ukrainë, Zelenskyy bën thirrje për 'veprim vendimtar' ndaj Putinit

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 10:30 | Bota

Sulmet ruse gjatë natës shënjestrojnë 6 rajone në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Rusia përdori gati 90 dronë pa pilot për sulme gjatë natës.

“Luftëtarët tanë arritën të neutralizonin shumicën e tyre”, shkroi ai në rrjetet sociale, përcjell A2 CNN.

Zelenskyy tha se Rusia kishte në shënjestër rajonet Donetsk, Kiev, Sumy, Kharkiv, Chernihiv dhe Dnipro brenda natës.

Ai shtoi se dy persona u plagosën në Dnipro dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar në Kiev.

“Edhe një herë, rusët sulmojnë civilët në një kohë kur e gjithë bota dhe mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për paqe”, tha Zelenskyy.

"Ne e dëgjojmë qëndrimin e Presidentit Trump për t'i dhënë fund vrasjeve dhe kemi rënë dakord me të gjitha propozimet për të zhbllokuar diplomacinë. Por duket se ky qëndrim nuk po dëgjohet në Rusi", vijoi më tej Zelensky, shkruan A2 CNN.

Presidenti i Ukrainës tha se marrëveshjet në shkallë të gjerë për dronë dhe prokurimin e armëve janë "në tryezë".

"Nevojitet një veprim vendimtar në mënyrë që edhe Rusia të bjerë dakord për diplomacinë", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos