AFD shpallet organizatë ekstremiste, vendimi pritet të zemërojë administratën Trump

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 16:00 | Bota

Gjermania ndodhet përballë ndryshimeve të mëdha politike të cilat mund të inatosin administratën e Donald Trump. Agjencia e inteligjencës së brendshme gjermane e ka klasifikuar zyrtarisht partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë si një “organizatë ekstremiste e krahut të djathtë”, duke shënuar hapin më serioz deri më tani në përpjekjet e Berlinit për të përmbajtur forcën politike në rritje.

Masa, u njoftua nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, kjo do të thotë që AfD nuk është më thjesht nën dyshim por kundër saj është vënë shteti gjerman. Agjencia e inteligjencës thotë se tani ka prova përfundimtare se partia punon kundër sistemit demokratik të Gjermanisë. Një raport i brendshëm prej 1,000 faqesh, mbështet vendimin, duke përmendur shkelje të parimeve themelore kushtetuese, siç janë dinjiteti njerëzor dhe sundimi i ligjit. Kjo është hera e parë në historinë moderne gjermane që partia me përfaqësim mbarëkombëtar në parlament është përcaktuar zyrtarisht si ekstremiste. Disa degë të AFD-së në nivel shtetëror - si ato në shtetet lindore të Saksonisë dhe Turingisë - e kishin marrë tashmë këtë etiketim.

“Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka një mandat të qartë ligjor për të luftuar ekstremizmin dhe për të mbrojtur demokracinë tonë. Autoriteti i sigurisë vepron në mënyrë të pavarur. Klasifikimi i ri është rezultat i një shqyrtimi gjithëpërfshirës, rezultatet e të cilit janë regjistruar në një raport prej 1,100 faqesh. Nuk kishte asnjë ndikim politik në raportin e ri”, tha Nancy Faeser, Ministre Federale e Brendshme në detyrë.

Klasifikimi i ri nuk e ndalon partinë AFD, por u lejon autoriteteve gjermane të intensifikojnë mbikëqyrjen, duke përfshirë përdorimin e informatorëve të fshehtë dhe monitorimin e komunikimeve, nën mbikëqyrjen gjyqësore. Kjo gjithashtu ngre rreziqet politike, pasi partitë e stablishmentit do të përballen me presion në rritje për të përjashtuar bashkëpunimin me AFD-në në çdo nivel të qeverisjes. Vendimi mund të nxisë thirrjet për një ndalim formal të partive, megjithëse kjo do të kërkonte miratimin nga gjykata më e lartë kushtetuese e Gjermanisë dhe mbështetjen e qeverisë kombëtare ose parlamentit - një betejë e vështirë ligjore dhe politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos