Ditën e djeshme, disa zyrtarë dhe organe të larta iraniane, përfshirë Presidentin, konfirmuan armëpushimin midis Iranit dhe Izraelit.
Sipas mediave të huaja, megjithatë ende nuk ka pasur ndonjë pranim publik nga individi që konsiderohet si figura më e fuqishme në vend, Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem zakonisht ka fjalën e fundit për çështjet shtetërore, dhe sytë brenda dhe jashtë Iranit mbeten të përqendruar se kur ai do të komentojë mbi armëpushimin.
Khamenei thuhet se është larguar nga vendbanimi i tij i zakonshëm në qendër të Teheranit dhe tani është strehuar në një bunker të sigurt, por kjo nuk është konfirmuar nga Irani, shkruan A2 CNN.
Ai u shfaq për herë të fundit në televizionin shtetëror më 18 qershor në një mesazh të pararegjistruar, në të cilin hodhi poshtë thirrjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për "dorëzimin pa kushte" të Teheranit.
Edhe pse llogaritë e tij zyrtare në rrjetin social ‘X’ kishin qenë aktive para armëpushimit, ai nuk është parë në publik që nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, kur një tjetër mesazh i para-regjistruar u transmetua pas sulmit.
Imazhet më të fundit që e tregojnë atë në një mjedis publik datojnë që nga 11 qershori, gjatë një takimi me anëtarë të parlamentit iranian. (A2 Televizion)