Aksident i rëndë në Brazil, të paktën 17 viktima

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 10:43 | Bota

Aksident i rëndë në Brazil, të paktën 17 viktima

Të paktën 17 persona kanë vdekur në një aksident gjatë natës në shtetin brazilian të Pernambucos.

Një autobus turistik që transportonte më shumë se 30 pasagjerë u përmbys në autostradën BR-423, midis komunave Paranatama dhe Saloá, në një zonë rurale.

Sipas Policisë, automjeti, i licencuar siç duhet për transport turistik, ishte nisur nga komuna e Brumados, në shtetin e Bahias, dhe po shkonte drejt Santa Cruz do Capibaribe, në Pernambuco, kur doli nga rruga në një segment të njohur si Serra dos Ventos.

Shkaku i aksidentit mbetet nën hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos