Militantët e Hamasit i kanë dorëzuar në orët e vona të mbrëmjes, Kryqit të Kuq, trupa e dy pengjeve të tjerë izraelitë.
Sipas të dhënave nga mediat, trupat më pas i janë dorëzuar ushtrisë izraelite e cila i ka çuar në Institutin Abu Kabir në Tel Aviv për identifikim.
Në të njëjtën kohë, Hamasi ka deklaruar se mbyllja e pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës do të shkaktojë vonesa të konsiderueshme në dorëzimin e trupave të pengjeve.
Në një deklaratë, grupi tha se mbyllja e vazhdueshme bllokon hyrjen e pajisjeve të specializuara të nevojshme për të kërkuar për ata që janë të zhdukur nën rrënoja dhe pengon ekipet mjeko-ligjore dhe mjetet e nevojshme për të identifikuar trupat, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në rikuperimin dhe transferimin e trupave.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se lufta me Hamasin do të përfundojë sapo të përfundojë faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e cila bën thirrje për çarmatimin e grupit militant.
Faza e dytë "përfshin gjithashtu çarmatimin e Hamasit, ose më saktë, çmilitarizimin e Rripit të Gazës dhe, para kësaj, konfiskimin e armëve të Hamasit", deklaroi udhëheqësi izraelit gjatë një programi televiziv në Channel 14. (A2 Televizion)