Shpërthen fabrika kimike në Rusi, të paktën 3 viktima

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 10:39 | Bota

Shpërthen fabrika kimike në Rusi, të paktën 3 viktima

Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një fabrikë kimike në Malet Urale.

"Një shpërthim mjaft i dhunshëm shkatërroi një nga ndërtesat. Fatkeqësisht, tre persona humbën jetën, të gjitha gra", tha guvernatori rajonal Rady Khakibov.

Shpërthimi ndodhi në qytetin Sterlitamak, në zonën ku ndodhet fabrika Avangard, një kompani që prodhon përbërës kimikë.

Khakibov saktësoi se kompania "trajton substanca shpërthyese" dhe "kryen një mision të rëndësishëm publik" në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Sipas mediave ruse, fabrika Avangard është pjesë e grupit shtetëror Rostec dhe është e përfshirë në prodhimin e armëve dhe municioneve, si dhe në asgjësimin e pajisjeve ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos