Tre të rinj njëzet vjeçar humbën jetën gjatë natës në Asiago, në provincën e Vicenzës, pas një aksidenti të dhunshëm rrugor.
Makina me të cilën udhëtonin pesë shokët, u përplas me shatërvanin në qendër të rrethrrotullimit të Via Verdi rreth orës 3:30 të mëngjesit. Përplasja ishte fatale, tre prej tyre vdiqën menjëherë, një i katërt pësoi lëndime të rënda, duke përfshirë fraktura të kafkës. I riu i pestë në bord i shpëtoi mrekullisht lëndimeve.
Tre të ndjerit, po ktheheshin në shtëpi nga një festë ditëlindjeje. Viktimat, të gjithë banorë të zonës së Vicenzës, po udhëtonin në një Peugeot 207 që u përplas me një shatërvan në qendër.
Sipas autoriteteve, pamjet e kamerave të mbikëqyrjes tregojnë se makina po udhëtonte me shpejtësi të lartë. (A2 Televizion)