Aksident i rëndë në Milano, tramvaji del nga shinat, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 22:57 | Bota

Aksident i rëndë në Milano, tramvaji del nga shinat, 2 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat, duke shkaktuar për pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 40 të tjerëve. Mediat italiane raportojnë se tramvaji goditi një restorant dhe disa kalimtarë, raporton A2CNN.

Dy persona raportohet se kanë humbur jetën, një italian 60-vjeçar dhe një senegalez 56-vjeçar, i cili humbi jetën në spital, ku u dërgua në gjendje kritike.

Një hetim ka nisur në lidhje me çështjen, ndërkohë që drejtuesi i tramvajit ka thënë se “është ndjerë keq”, pak para incidentit.

Dyshohet se tramvaji ka qenë duke lëvizur me një  “shpejtësi jashtëzakonisht të lartë". Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet e saj në lidhje me ngjarjen.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos