Aksident i rëndë në Norvegji, autobusi me 70 persona përfundon në det

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 15:44 | Bota

Aksident i rëndë në Norvegji, autobusi me 70 persona

Një autobus në veri të Norvegjisë me rreth 60-70 persona në bord është përfshirë në një aksident të rëndë dhe ka rënë në det. Autobusi është pjesërisht nën ujë dhe deri më tani rezulton se tre persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të plagosur rëndë.  Alarmi u ngrit në orën 14:02 dhe ekipet e shpëtimit nga i gjithë rajoni verior i Norvegjisë janë në vendngjarje, në E10 në komunën Hadesl.

Aksident i rëndë në Norvegji, autobusi me 70 persona

“Kushtet atmosferike atje janë shumë të këqija. Helikopterët e shpëtimit nga Bod dhe Troms, si dhe shërbime të tjera emergjente, u dërguan në vendngjarje”, tha Jan Eskil Severinsen, nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Shpëtimit, i intervistuar nga transmetuesi publik norvegjez, Nrk.   

Aksident i rëndë në Norvegji, autobusi me 70 persona

Aktualisht janë duke u zhvilluar operacionet e shpëtimit. Disa nga pasagjerët thuhet se u evakuuan në një shkollë aty pranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos