
Pesë persona humbën jetën dhe të paktën 34 të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Virginia, SHBA, ku një autobus u përplas me gjashtë automjete në autostradën ndërshtetërore I-95.
Sipas autoriteteve amerikane, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në korsinë jugore të autostradës, në një zonë ku trafiku ishte ngadalësuar për shkak të punimeve.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se shoferi i autobusit nuk arriti të frenojë në kohë, duke shkaktuar një përplasje zinxhir me automjetet përpara.
Si pasojë, pesë persona që ndodheshin në automjetet e goditura humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dhjetëra të tjerë u transportuan në spital për trajtim mjekësor.
Autoritetet bëjnë me dije se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë. (A2 Televizion)