Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 20:44 | Bota

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Një incident i rrezikshëm është shmangur në Bregun Perëndimor, pasi ushtria izraelite ka hapur zjarr ndaj një objekti fluturues që u ngatërrua fillimisht me një dron, por që rezultoi të ishte një avion civil.

Sipas raportimeve të “The Times of Israel”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 majit pranë zonës së Beit El, një vendbanim në rajonin e Binyaminit. Banorët e zonës njoftuan ushtrinë pasi vunë re mjete fluturuese në lartësi të ulët, duke dyshuar për një sulm të mundshëm, shkruan A2CNN. 

Një njësi ushtarake u dërgua menjëherë në terren dhe, duke besuar se kishte identifikuar një dron të armatosur, hapi zjarr, por pa e goditur objektivin.

Më pas u bë e ditur se avionët civilë që po i afroheshin aeroportit “Ben Gurion” në Tel Aviv kishin ndryshuar lehtë itinerarin dhe po fluturonin mbi zonën e Beit El në një lartësi rreth 1.5 kilometra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos