Ish-zyrtarja e Pentagonit: Konfliktet në Liban po pengojnë dialogun SHBA-Iran

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 19:11 | Bota

Ish-zyrtarja e Pentagonit: Konfliktet në Liban po pengojnë dialogun

Një ish-zyrtare e Pentagonit ka deklaruar se sulmet izraelite në Liban po përbëjnë pengesën kryesore në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pavarësisht interesit të deklaruar të të dyja palëve për dialog.

Alia Awadallah, ish-zyrtare e mbrojtjes në Pentagon, në një intervistë për Sky News, tha se ekziston një “pengesë e madhe” në negociatat SHBA–Iran, por ajo nuk lidhet drejtpërdrejt me asnjërën prej këtyre vendeve.

Sipas saj, veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Liban po ndikojnë negativisht në dinamikën diplomatike në Lindjen e Mesme dhe nga këndvështrimi i Teheranit, shkruan A2CNN. 

Megjithatë, ajo shprehu optimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve.

Sipas Awadallah, si Uashingtoni ashtu edhe Teherani kanë treguar gatishmëri për të vijuar procesin diplomatik, ndërsa armëpushimi, pavarësisht shkeljeve të raportuara, mbetet zyrtarisht në fuqi sipas deklarimeve të Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos