“Hormuzi është një territor i ri Amerikan!”, kështu pretendon presidenti i Shteteve të Bashkuara që ka publikuar një hartë në rrjetin e tij social, Truth. Pikërisht ngushtica ujore është pika që ka lënë pezull marrëveshjen e paqes mes Uashingtonit dhe Teheranit. Mediat kanë raportuar për të shtëna në Hormuz në drejtim të një anije që po lundronte.
Impakti shkaktoi dëme në dhomën e motorëve dhe rezultoi në vdekjen e një anëtari të ekuipazhit. Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohamad Galibaf, publikoi sot një listë kërkesash që SHBA-të duhet t'i përmbushin përpara se të rihapet Ngushtica e Hormuzit, të tilla si heqja e sanksioneve mbi naftën iraniane dhe dhënia fund e kërcënimeve ushtarake.
Trafiku përmes rrugës ujore kritike, përmes së cilës rrjedh zakonisht një e pesta e naftës bruto globale, është zvogëluar shumë që nga fillimi i luftës.
(A2 Televizion)