Kryeministri britanik: Do të jemi pranë Ukrainës pavarësisht kërcënimeve ruse

Nga A2 CNN
18 Gusht 2026, 18:07 | Bota

Kryeministri britanik: Do të jemi pranë Ukrainës pavarësisht

Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen e saj për Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë ndaj Londrës për pasojat e bashkëpunimit ushtarak me Kievin.

“Mbretëria e Bashkuar po bën atë që ka thënë prej kohësh se do të bëjë: të mbështesë 100 për qind Ukrainën kundër kësaj lufte të paligjshme të udhëhequr nga Vladimir Putin”, deklaroi Burnham para gazetarëve.

Ai theksoi se Londra do të vazhdojë t’i ofrojë Kievit ndihmën e nevojshme për t’u mbrojtur dhe se politika britanike ndaj Ukrainës nuk ka ndryshuar me ardhjen e tij në detyrë.

“Ne nuk jemi miq vetëm në ditë të mira. Do të jemi pranë Ukrainës në momentin e saj më të vështirë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shtoi kryeministri britanik.

Deklaratat e Burnham vijnë një ditë pasi Ambasada e Rusisë në Londër paralajmëroi Britaninë se do të “mbajë përgjegjësi” për pasojat e bashkëpunimit të saj ushtarak me Ukrainën.

Moska reagoi pas raportimeve se dronë të prodhuar në Britani janë përdorur nga forcat ukrainase në sulme me rreze të gjatë ndaj objektivave në territorin rus.

Pavarësisht tensioneve dhe paralajmërimeve të Moskës, qeveria britanike ka sinjalizuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga mbështetja e saj për Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos