
A2 CNN ka zbardhur emrat e 11 personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ngjarje e rëndë e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në ambientet e lokalit “Principote”.
Të arrestuarit janë:
Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata
Nuh Mahmutoglu
Ezgi Perlak, të dy shtetas turq
Serxhi Selimi
Ervis Bunci
Ildi Cekani
Murat Zhabina
Miosid Matushaj
Luciano Seferi
Romeo Shehu
Kristi Koshi
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë:
David Heurtevent
Bekim Bulica
Personat dyshohet se kanë role të ndryshme në ngjarjen e rëndë, e cila përfundoi me vrasjen e turistit portugez. Sipas të dhënave të hetimit, ndaj të arrestuarve dhe personave të shpallur në kërkim janë ngritur akuza të ndryshme, në varësi të rolit që dyshohet se kanë pasur në ngjarje.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe dokumentimin e përgjegjësive të secilit prej personave të përfshirë vijojnë. (A2 Televizion)