Alarm në Poloni, objekt i paidentifikuar në hapësirën ajrore, aktivizohet ushtria

Nga A2 CNN
6 Shtator 2026, 17:35 | Bota

Alarm në Poloni, objekt i paidentifikuar në hapësirën

Një alarm është ngritur në Poloni pas regjistrimit nga sistemet e radarit të një objekti të paidentifikuar, i cili dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të vendit nga drejtimi i Bjellorusisë.

Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Polonisë ka konfirmuar incidentin dhe ka bërë të ditur se po kryhen verifikime për të përcaktuar natyrën e objektit dhe nëse ai përbën një kërcënim për sigurinë.

Në kuadër të operacionit, autoritetet kanë aktivizuar një helikopter ushtarak për të identifikuar objektin dhe për të sqaruar situatën në terren.

Megjithatë, autoritetet polake nuk kanë konfirmuar ende nëse bëhet fjalë për një mjet fluturues. Një nga skenarët që po shqyrtohet është mundësia që sinjali i kapur nga radarët të jetë shkaktuar nga kushte meteorologjike ose reflektime teknologjike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos