Incidenti fatal në Greqi, avioni luftarak rrëzohet gjatë një spektakli me qytetarë

Nga Xhevahir Qardaku
6 Shtator 2026, 13:09 | Bota

Incidenti fatal në Greqi, avioni luftarak rrëzohet gjatë

Një avion luftarak grek i tipit F-4 Phantom është rrëzuar të shtunën gjatë një shfaqjeje ajrore në bazën ushtarake të Tanagrës, në veri të Athinës. Dy pilotët që ndodheshin në bord humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin duke u rrëzuar dhe një re të madhe tymi të zi që ngrihet vetëm disa qindra metra larg spektatorëve.

Avioni po merrte pjesë në “Java e Fluturimit në Athinë”, një aktivitet vjetor që mbledh ekipe ushtarake dhe civile të aviacionit nga dhjetëra vende.

Pas aksidentit, altoparlantët në bazën ajrore u bënë thirrje të pranishmëve të largoheshin nga zona, ndërsa autoritetet nisën hetimet për shkaqet e rrëzimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos