Përplasja e bizneseve në Radhimë, gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Nga A2 CNN
6 Shtator 2026, 16:12 | Kronikë

Përplasja e bizneseve në Radhimë, gjykata jep masat e

Jepen masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm” në Radhimë.

Për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Luan Muçën është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”.

Për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos