Alarm për terrorizëm në Vjenë, evakuohet Stacioni Qendror Hekurudhor

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 17:26 | Bota

Alarm për terrorizëm në Vjenë, evakuohet Stacioni Qendror

Policia austriake ka lëshuar një “alarm terrorist” në stacionin kryesor të trenit të Vjenës. Këtë e kanë raportuar mediat vendase, duke nënvizuar se është dhënë urdhri ‘të largohemi menjëherë nga stacioni hekurudhor’.

Policia e Vjenës njoftoi se stacioni qendror i qytetit aktualisht është duke u evakuuar për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar, ndërsa u rekomandon qytetarëve që të shmangin zonën deri në sqarimin e situatës.

Hekurudhat Federale të Austrisë (OBB) deklaruan se trafiku në stacion është pezulluar dhe se asnjë udhëtim nuk do të jetë i disponueshëm deri në një njoftim tjetër. Asnjë informacion shtesë nuk u zbulua.

Aktualisht nuk dihet nëse evakuimi i stacionit është i lidhur me një kërcënim terrorist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos