Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se shpreson se armëpushimi në Gaza do të çojë në stabilizimin afatgjatë të rajonit.
Sipas mediave të huaja, duke folur në një konferencë shtypi, Putin tha se ishte e rëndësishme të mos dobësohen përpjekjet drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që çon në krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Ai e bëri komentin pas nënshkrimit të një pakti bashkëpunimi me Iranin, shkruan A2 CNN.
Zyrtarët rusë dhe iranianë thonë se "traktati gjithëpërfshirës i partneritetit strategjik" mbulon të gjitha fushat, nga tregtia dhe bashkëpunimi ushtarak tek shkenca, arsimi dhe kultura.
Irani është mbështetësi i Hamasit në Gaza dhe i disa grupeve të tjera militante në Lindjen e Mesme.
Kujtojmë se marrëveshja pritet që ditën e sotme të miratohet edhe nga kabineti qeveritar në Izrael dhe të dielën të hyjë në fuqi.
Marrëveshja pritet t’i japë fund luftës dhe të çojë në lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve izraelitë dhe palestinezë.
Kjo marrëveshje u përshëndet nga lider të shumë vendeve të botës, përfshi Presidentin e SHBA, Joe Biden dhe Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. (A2 Televizion)